Djegia e automjeteve në Maliq/ Shoqërohen disa persona, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

schedule11:37 - 2 Qershor, 2025

schedule 11:37 - 2 Qershor, 2025

Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Maliqit, të cilët po merren në pyetje lidhur me djegien e dy automjeteve.

Sipas informacioneve, pista kryesore është ajo e zjarrvënies së qëllimshme ndërsa nga ana e grupit hetimor po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë, nëse mund të kenë kapur momentin e djegies së mjeteve.

Nga hetimet rezulton që fillimisht ka marrë zjarr mjeti tip “BMW” në pronësi të Kevin Durollarit, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur mjetin tip toyota i parkuar disa metra më larg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!