Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov nnë një konferencë për mediat këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 45 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut nga djegia e autobusit në një autostradë në Bullgari.
Sarafov është shprehur se kanë përfunduar autopsitë e viktimave dhe sipas përgjigjeve të gjitha tregojnë se personat kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi dhe jo nga shpërthimi apo përplasja.
“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.
Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.
“Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.
Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë./abcnews.al