Tirana dhe Partizani u përballën ditën e shtunë në “Air Albania” në derbin e kryeqytetit, takim që u mbyll në barazim 0-0 mes skuadrave.
Një barazim që “djeg” te bardheblutë e Orges Shehit, të cilët siç raporton “Panorama Sport” kanë humbur mundësinë e një shpërblimi në rast fitoreje.
Sipas burimit në fjalë, 20 milionë lekë të vjetër humbën lojtarët e Tiranës nga barazimi i së shtunës, premio që ishte premtuar nga presidenti Refik Halili. /f.a/abcnews.al