Xhuljo Mehmeti ditën e djeshme u largua zyrtarisht nga Erzeni pas një sezoni, me mesfushorin që ndihmoi shijakësit të ngjiten në “Abissnet Superiore”.
Pas një sezoni në Kategorinë e Parë me Erzenin, fantazisti 28 vjeçar ka lënë shijakasit për t’u rikthyer te krutanët.
Tanimë trajneri Emiljano Çela do ketë më shumë fantazi në sulm, me Mehmetin që për dy sezone nga 2019-2021 me krutanët tregoi cilësi në mesin e fushës.
I dalë nga moshat e Kamzës, Mehmeti kaloi shtatë sezone me ekipin kamzali, përpara se të kalonte te Kastrioti, aty ku ra në sy për aftësitë e tij. Tanimë në Superligë 28 vjeçari do ketë kundërshtar edhe skuadrën e Erzenit. /f.a/abcnews.al