Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me incidentin që ndodhi në protestën e djeshme.
Burime për Abc bëjnë me dije se mbrëmjen djeshme janë shoqëruar në polici dy truprojat e ish-kryeministrit për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.
Sali Berisha u sulmua me grusht dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Autori është Gert Shehu, i cili aktualisht ndodhet te spitali i Traumës nën masa të rrepta sigurinë, pasi u rrah dje nga truprojat e Berishës, pasi godit me grusht këtë të fundit.
Pas sulmit, autori u neutralizua nga truprojat e Berishës të cilët e goditën me shkelma e grushta në fytyrë e pjesë të tjera të trupit duke i shkaktuar edhe dëmtime.
Agresori është identifikuar me emrin, Gert Shehu, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Fill pas ngjarjes, ai u shoqërua nga truprojat e Berishës drejt selisë së Partisë Demokratike dhe më pas u transportua me autoambulancë për mjekim më të specializuar në Spitalin e Trumës i shoqëruar edhe nga punonjës të policisë.
Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se 31-vjeçari Shehu është person me precedent kriminal , për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët, ai vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh.
Por pas mbylljes së protestës, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vërtetimi mjeko-ligjor është i falsifikuar dhe agresori është agjenti policisë kriminale dhe është përdorur nga qeveria për ta sulmuar. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se, Shehu ka ematoma dhe krisje të kockës së hundës. Ai do të qendrojë i shtruar për të paktën dy ditë.
Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj liderit të partisë demokratike dhe ka kërkuar që autori të përballet me forcën e ligjit.
Sulmin e dënoi dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Lulzim Basha theksoi se dhuna është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci.
Edhe ambasada amerikane në Tiranë është shprehur e skandalizuar për sulmin fizik ndaj Berishës teksa ka kërkuar nga autoritetet ta hetojnë incidentin. Burime nga policia bëjnë me dije se, gjatë marrjes në pyetje, 31-vjeçari ka deklaruar se pasi ka dalë nga banesa ka shkuar në Xhami e më pas është drejtuar në selisë e partisë demokratike për të pritur daljen e kreut të saj Sali Berisha për ta qëlluar me grusht.
Në dëshminë përballë uniformave blu, i riu është shfaqur në kushte të rënduara psikologjike teksa është shprehur se shkak për sulmin është bërë djali i dajës që sipas tij, ka qenë punonjës tek Demontimi i armëve në Gerdec dhe ditën ku ka ndodhur shpërthimi ka shpëtuar pasi ka pasur provim./abcnews.al/