Dje u emërua, betohet anëtari i gjashtë, Gjykata Kushtetuese gati

schedule10:55 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 10:55 - 24 Dhjetor, 2020

Përpara Presidentit Ilir Meta është betuar sot anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.  Gazearja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al se në ceremoninë e betimit ka qenë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas mbi dy vitesh në ngërç, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi Presidenti firmosi dje emërimin e anëtarit të gjashtë. Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa Aleksandër Toma u skualifikua nga lista, që KED i çoi Presidentit ditën e mërkurë. Vendimi u firmos brenda pak orëve nga kreu i shtetit. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!