Presidenti Jie Biden ka telefonuar ish- presidentin amerikan, Bill Clinton pasi ky i fundit u shtrua në spital ditën e djeshme për shkak të një infeksioni.
“Presidenti Biden foli në telefon me Presidentin Clinton këtë pasdite”, tha zëvendës sekretari i shtypit në Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden dhe Presidenti Clinton presin të shihen përsëri së shpejti. Presidenti Biden i uron Presidentit Clinton një shërim të shpejtë”, thuhet më tej në njoftim.
Lajmi se Clinton ishte shtruar në spital doli të enjten vonë . Edhe pse nuk është e qartë se çfarë çoi në shtrimin e tij, Clinton ka histori të sëmundjeve të zemrës.
Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1993 deri më 2001.