Kabineti i drejtuar nga Mario Draghi në Itali ka arritur të fitojë lehtësisht votëbesimin në Senat pasi u zotua të bënte gjithçka që duhej për të nxjerrë vendin nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Senati votoi 262 pro dhe 40 kundër dhe dy abstenime për të mbështetur qeverinë e Draghi. Kabineti i ri u krijua me kërkesë të presidentit Sergio Matarella për të drejtuar vendin në krizat më të vështira të viteve të fundit shëndetësore dhe ekonomike.
Sot është mbledhur dhe pritet të votojë Dhoma e Ulët që do të shprehë besimin e saj për ekzekutivin e ri të udhëhequr nga Draghi. /abcnews.al