“Dje e quanin Berishën vrasës, sot i ka në krah”, Bardhi: Nuk do të ketë një 8 janar të dytë në PD

schedule22:12 - 26 Janar, 2023

schedule 22:12 - 26 Janar, 2023

Ka deputetë që deri e dje e quanin Sali Berishën vrasës ndërsa sot i ka në krah. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një intervistë për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Sipas tij, ata kanë ndryshuar qëndrim pa iu dhënë një shpjegim elektoratit.

“Ka përpjekje të grupit të Berishës për joshur deputet nga grupi tjetër. Por ato kanë refuzuar se pavarësisht joshjes kanë zgjedhur parimet. Ke kolegë që sot janë në një qëndrim dhe befas shkojnë te Berisha. Ti humb besimin, ke procesverbale, që deputetë që sot janë krah Berishës, ato e quanin Berishës vrasës dhe sot janë krah tij, vetëm se duan të sigurojnë karrierën politike, ne nuk kemi hyrë në politik për të siguruar karrierën tonë politike”, tha Bardhi.

Ndërkohë lidhur me një vendim të mundshëm të gjykatës për t’i njohur vulën e partisë Sali Berishës, Bardhi u shpreh se në PD nuk do të ketë një 8 janar të dytë, pasi partia nuk mund të kthehet në betejë për zyra e korridore./abcews.al