Dionisi, djaloshi i cili ka përfunduar me sukses seancën e fundit të radioterapisë në spitalin oknologjik në Tiranë, është surprizuar nga stafi mjekësor dhe nga doktori Orges Spahiu.
Djaloshi kishte dëshirë të madhe të kishte një top të firmosur nga idhulli i tij Cristiano Ronaldo, dhe këtë gjë stafi mjekësor ia bëri realitet.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja Ogerta Manastirliu duke ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video dhe një shkrim të dedikuar kësaj ngjarje dhe surprize të bukur.
“Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7.
Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga dr. Orges Spahiu për përfundimin me sukses të trajtimit të Dionisit me teknologjinë më të avancuar përmes akseleratorit linear, të cilët japin jo vetëm më të mirën për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike por edhe përkujdes e dashuri të pakursyer, si në një familje.
Shërim të shpejtë Dionis dhe kthim të shpejtë mes shokësh në shkollë”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu./h.ll/abcnews.al