Kur Radha Stirling dëgjoi për herë të parë se një koleg i saj, Cat Le-Huy ishte arrestuar nga zyrtarët e imigracionit në Dubai, ajo tha se bëhej fjalë për një keqkuptim, shkruan Daily Mail.
Kolegu i saj, me të cilën ajo punonte në kompaninë Endemol, ishte arrestuar fillimisht sepse në valixhen e tij u zbulua një shishe me pilula. Pasi u verifikua se bëhej fjalë për melatonin, një ilaç krejtësisht i ligjshëm, kontrolli i doganave njoftoi se ata kishin zbuluar kanabis në çantën e tij.
Sasia e kësaj lënde narkotike të paligjshme ishte 0,03 gram, sipas tyre. Kjo është një sasi më e vogël se një kokërr e vetme kripe dhe praktikisht e padukshme për syrin e njeriut.
Cat,është nga Belsize Park, North London, u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun Al Wathba, 40 milje në veri të aeroportit, raporton abcnews.al.
Radha, e cila është 42 vjeçe, e dinte që shoku i saj i ngushtë nuk merrte ilaçe të tilla dhe mendoi se e gjitha ishte një keqkuptim.
Por ai u dënua me 4 vite burg për ‘posedim droge’. Ishte viti 2008 dhe, në javët që pasuan, ajo ndihmoi në organizimin e një fushate në emër të Cat, duke e kthyer atë në një çështje ndërkombëtare.
Më në fund, pas një muajii në paraburgim, ai u la i lirë dhe u kthye në shtëpi. Çështja u mbyll. Për Cat Le-Huy, të paktën.
Por për Radhën, ishte vetëm fillimi.
Ajo u kontaktua nga disa perëndimorë të tjerë që pretenduan se ishin viktima të rasteve të rënda të drejtësisë në Dubai. Ajo themeloi organizatën “Detained In Dubai”, një që lobon në emër të viktimave për shkak të ligjeve të ashpra të Emirateve, raporton abcnews.al
Deri më tani, organizata e saj ka ndihmuar një 15,000 persona.
Në mesin e viktimave që Radha ka ndihmuar personalisht është Princesha Latifa al-Maktoum, vajza 35-vjeçare e sundimtarit autokratik të Dubai Sheik Mohammed al-Maktoum, e cila u përpoq të largohej nga vendi me një jaht në 2018.
Këto dhe raste të tjera të profilit të lartë kanë dhënë shpresë në errësirën e një destinacioni, statusi i të cilit është në kundërshtim të plotë me sistemin e tij ligjor, nën të cilin gjithçka, nga pirja e alkoolit deri tek mbajtja e duarve në publik dhe ndarja e një dhoma gjumi me dikë që nuk është bashkëshorti juaj është zyrtarisht i paligjshëm, dhe nëse jeni homoseksualë mund të dënoheni me 10 vite burg.
Një prej tyre ka qene edhe britanikja 55-vjeçarja Laleh Shahravesh, i cili u arrestua në Dubai në 2019 pas një ankese nga një lokal që ajo kishte përdorur rrjetin social Snapchat.
Ajo u arrestua kur mbërriti në vend dhe u lejua të kthehej në MB vetëm disa javë më vonë, pasi pagoi një gjobë prej 625 paund.
Një rast tjetër është Scott Richards, një 42-vjeçar baba i dy fëmijëve, i cili u arrestua në 2016 pasi policia bllokoi një postim në Facebook në të cilin ai kishte postuar në lidhje me një fushatë për të furnizuar me batanije refugjatët Afganistanë.
Ai qëndroi tre javë në burg për shkak të një ligji të çuditshëm që ndalon marrjen e donacioneve jo-fitimprurëse që nuk janë miratuar nga departamenti i qeverive totalitare të çështjeve islamike dhe aktiviteteve bamirëse.
Njëqind vjet më parë, Dubai ishte një qytet peshkimi ku kishte ndryshuar shumë pak që nga Mesjeta. Por, në vitin 1966, pasi u zbulua nafta, vendi ndryshoi.
Sipas Human Rights Watch, shumë nga tre milion punëtorë me pagë të ulët të punësuar në Emiratet e Bashkuara Arabe tani janë “nënshtruar abuzimeve që i përkasin punës së detyruar” në temperaturat që mund të arrijnë 45 celcius, raporton abcnews.al
Në nëntor, dy studentë të Universitetit Canterbury në një festë të ditëlindjes së 21-të të njërit prej tyre u bllokuan në Dubai për gati tre muaj pas një mosmarrëveshje me një kompani me qira makinash.
Atyre iu komunikua se do të qëndronin 18 muaj burg nëse nuk do të paguanin 16,000 paund për dëmin e pretenduar ndaj një Range Rover por, pas një thirrje ndërkombëtare, ata morën një gjobë prej 250 paund.
Si me shumë autokraci të Lindjes së Mesme, drejtat e grave janë ato që abuzohen më së shumti. Këto rregulla përdoren në mënyrë rutinore nga burrat për të ushtruar kontroll mbi bashkëshortët e tyre.
Në Dubai, seksi jashtëmartesor dënohet me një vit ose më shumë vite burg.
Tre vite më parë, një banor 29-vjeçar i Afrikës së Jugut në Dubai i quajtur Emlyn Culverwell e çoi të fejuarën e tij, Iryna Nohal, një ukrainase, te një mjek, duke u ankuar për dhimbje stomaku.
Ai diagnostikoi menjëherë dhe se ishte shtatzënë. Por në vend që të ofronte trajtim, mjeku thirri policinë. Çifti u arrestua dhe u burgos pasi nuk ishte të martuar. Më pas ata u lanë të lirë.
Por çështja e princeshës Latifa mbase nuk do të jetë shumë e lehtë për tu zgjidhur./abcnews.al