“Djali yt ka probleme me drogën”, shkupjani mashtron kushërirën, për dy muaj i merr 50 mijë euro

schedule21:13 - 18 Shtator, 2021

schedule 21:13 - 18 Shtator, 2021

Shkup – Një ngjarje e pazakontë mashtrimi është regjistruar në qytetin e Shkupit, ku një 21 vjeçar akuzohet se për mashtrim me shumë të mëdha parash.

Sipas asaj që raportohet në mediat vendase, një grua 48 vjeçare nga Kanadaja me qëndrim në Shkup, ka denoncuar në polici kushëririn e saj, të cilin e akuzon se i ka marrë 50 mijë euro duke e mashtruar. Raportohet se djali i 48-vjeçares i cili jetonte në Shkup, kishte probleme me drogën. Gjatë kohës që gruaja 48-vjeçare ishte në Kanada i dërgonte para një familjari të saj L.N.

Ai i ka kërkuar 50 mijë euro, duke i premtuar se do ti sigurojë terapi të shtrenjtë shëruese.

Më tej Zhurnal.mk, shkruan se nëna e djalit me probleme me drogën i ka dërguar kushëririt rreth 50 mijë euro nga qershori deri në gusht, mirëpo kur ka ardhur në fund të korrikut në Shkup ka shprehur dyshime se kushëriri i saj nuk ia ka siguruar djalit terapinë e premtuar dhe rastin e ka paraqitur në polici. /abncews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!