Djali vrau nënën me grushte, rrëfimi tronditës: U nervozova se këndonte me gëzim, isha në depresion

schedule21:29 - 22 Prill, 2022

schedule 21:29 - 22 Prill, 2022

Një ditë më parë një 24-vjeçar  italian i mori jetën nënës së tij pasi e goditi me grushte dhe shqelma.

24-vjeçari u mor në pyetje nga prokurori i Monzaz, Marco Santini dhe rindërtoi dinamikën e sulmit, fillimisht përplasjen me një gardërobë dhe rënien, më pas breshërinë e rrahjeve.

Ai i tha hetuesve se ishte në një “moment dëshpërimi” për shkak të depresionit nga i cili vuante dhe u bezdis kur dëgjoi nënën e tij duke kënduar me gëzim.

“Unë vrava nënë time duke e shkelmuar në fytyrë”, tha Davide Garzia, 24 vjeç, i arrestuar me akuzën e vrasjes.

Lexo edhe: E rëndë në Itali, 24-vjeçari vret me grushte dhe shqelma nënën, telefonon policinë e pranon krimin

Ai rindërtoi dinamikën e sulmit dhe tha se fillimisht nëna e tij u godit me garderobën dhe më pas kur ra në tokë, e rrahu deri në vdekje me shqelma dhe grushte në fytyrë.

Kur gruaja ishte e pajetë në tokë, ai i preu të gjithë flokët dhe i derdhi zbardhues rrobash në fytyrë. Më pas, 24-vjeçari telefonoi policinë dhe pranoi krimin.

Ai ia atribuoi gjestin një “momenti të papritur dëshpërimi.”

“Isha në depresion, nervoz, pastaj kur pashë gëzimin e nënës time u nervozova”, mësohet t’i ketë thënë ai hetuesve.

Komshinjtë e përshkruajnë 58-vjeçaren e vrarë si një njeri të qeshur dhe pozitiv gjatë gjithë kohës.

Davide Garzia është tashmë në dispozicion të hetuesve të prokurorisë së Monzës, të cilët po vlerësojnë mundësinë e një raporti psikiatrik./abcnews.al/