Një djalë ka udhëtuar 120 milje për takimin e parë me një vajzë dhe e ka dokumentuar përmes një videoje në TikTok.
Craig Moffat 21-vjeç, udhëtoi tri orë me tren nga Edinburgu në Aberdeen për të njohur vajzën, emri i së cilës nuk dihet, në një market të një restoranti.
Pas 35 minutave ajo ende nuk kishte arritur dhe Craig e pranoi faktin se nuk do të vinte. Ai ia porositi vetës një pjatë me ushqim para se të bënte gjithë atë rrugë për kthimin e tij në shtëpi.
@craig.moffatMaybe it’s not time to get back out there just yet… #heartbroken #allwomenarethesame #fpy
Videoja është shikuar më shumë se 4 milionë herë, derisa shikuesit i kanë ofruar mbështetje atij.
Ai kishte marrë biletë të klasit të parë dhe e kishte shijuar rrugën me një gotë verë. Ndërsa më shumë se 500 mijë shikues e kanë pëlqyer videon dhe i kanë dhënë atij mesazhe mbështetëse./abcnews.al