“Djali mbijetoi”, 70 vjeçari: Tragjedi e madhe, kam humbur nusen dhe nipin

schedule17:28 - 25 Nëntor, 2021

schedule 17:28 - 25 Nëntor, 2021

Në Maqedoninë e Veriut edhe këtë të enjte është zi kombëtare në nder të viktimave që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në autostradën e Strumës në Bullgari. Fshatrat që kanë humbur më shumë familjarë janë ato të komunës në Studeniçan.

Një 70 vjeçari mëngjesin e 23 nëntorit i është përmbysur jeta pasi humbi nusen dhe nipin e tij 16 vjeçar, dhe nga tragjedia mbijetoi djali i tij.

Kemi humbur një nuse dhe një nip. Djali im mbijetoi dhe i mbijetoi gjithë tragjedisë, flasim me të. Nuk zgjat, është shumë e vështirë. Është një dhimbje e madhe për të gjithë vendin”, tha Pajazit Pajazitovski.

Ndërkohë për të qenë sa më pranë familjarëve dhe për të treguar se është pjesë e dhimbjes së tyre, kryetari i Komunës së Studeniçanit çdo ditë që nga ngjarja ka vizituar familjet.

“Nuk mund të bëjmë asgjë për të lehtësuar humbjen e tyre. Dhimbja është e madhe, por ne duam t’u tregojmë atyre përmes takimeve se të gjithë jemi shumë të trishtuar. Një tragjedi e madhe. Jemi të shkatërruar”, tha Azem Sadiku, kryetar i Komunës së Studeniçanit.

Banorët vendas u kërkojnë autoriteteve bullgare dhe maqedonase që të hetojnë plotësisht aksidentin dhe të tërheqin sa më parë trupat e pajetë të familjarëve të tyre. /abcnews.al