Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Djali i Zidane rikthehet në Spanjë, bëhet shok skuadre me një shqiptar

schedule12:18 - 1 Shkurt, 2020

schedule 12:18 - 1 Shkurt, 2020

Enzo Zidane, djali i trajnerit të Real Madrid, vijon të ndryshojë skuadra. Mesfushori 24-vjeçar është rikthyer në Spanjë pas vetëm gjashtë muajsh. Ai ishte pjesë e Desportivo Aves, skuadër që renditet në vendin e fundit në kampionatin portugez.

Zidane u aktivizua në 10 takime, gjysmën prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Në këto përballje gjeti rrugën e rrjetës dy herë dhe tanimë do të luajë në Spanjë me Almeria, skuadër ku luan edhe një shqiptar, mbrojtësi IvanBalliu.

Skuadra e fundit për Zidane në Segunda Division ka qenë Rayo Majadahonda dhe aty pati goxha hapësira. Më parë, veçse me Real Madrid II, mesfushori ka luajtur edhe në Zvicër me Lausanne Sport. Tani do mundohet të ndihmojë skuadrën e Almeria (renditet në vendin e dytë) të ngjitet në La Liga. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!