Mjaftime Ngucaj e tronditur, tregon bisedën e fundit në telefon me djalin dhe thotë se është prej 4 netësh me sytë nga porta duke e pritur që të vijë. Me lot në sy, e ëma i bën thirrje shtetit që si do që të jetë, djalin e do në shtëpi. Mjaftime Ngucaj deklaron se djalin e kanë prerë në besë dhe e rrëmbyen, ndërsa dyshon se mund ta kenë plagosur.
“Unë me djalin kam folur kur isha në Itali, i thashë “Ermali si jeni, më tha mirë”. I thashë të hënën do të vij dhe të martën do të shkojmë në Vlorë, do të vish të na marrësh, “mirë ma, do të vij unë, po u pres padurim të vini sa më shpejt” më tha.
Erdhëm në Vlorë, ofertë nuk kishim në telefon. Kur erdhëm nga Italia, i thotë të atit “kur do të vish të pres padurim”. Atë ditë nuk foli djali, na dogji dicka ne, burri më thotë “Ermali e ka diçka”, i thashë ndoshta e ka zënë gjumi.
Çupa e vogël na foli, dhe tha nuk e dimë ku është. Morëm nusen në telefon, ajo më thotë se edhe unë e kam provuar telefonin. Djali nuk kishte asnjë problem. Unë 7 muaj qëndrova në Itali. Tani ka 4 ditë nuk e kam dëgjuar zërin e tij. Unë dua djalin, nga shokët e tij të “të liqtë” që e kanë ngrënë në pabesë, e kanë marrë peng ose plagosur. Ne presim të shikojmë nga porta për djalin e vetëm.
Më ka vdekur edhe një djalë, është i dyti që më largohet, dua djalin se s’bën në shtëpi, si do që të jetë, nuk e përballoj dot. Shteti po përpiqet, janë vendosur në lëvizje të gjithë”. Babai Fejzo Ngucaj tregoi si e gjeti makinën e djalit, ndërsa brenda ishin vetëm rrobat (lexo ketu).
Por si është historia e 40-vjeçarit të zhdukur?
Ditën e hënë ishte kontakti i tij i fundit me familjen, ndërsa i ati gjeti makinën e braktisur dhe vetëm rrobat brenda në fshatin Mavrovë. Ermal Ngucaj 40 vjeç është person me precedent penal, pasi vetëm 7 muaj më parë kishte dalë nga burgu (lexo ketu detajet) db/Abcnews.al