Donald Trump Jr. ka mbërritur nw Banja Llukë, ku do të marrë pjesë në një panel diskutimi, ndërsa në objektin ku ai është vendosur janë marrë të gjitha masat e sigurisë, duke mos lejuar që askush të afrohet në një perimetër prej 200 metrash.
Një numër i madh i zyrtarëve policorë është i pranishëm në të gjitha rrugët kryesore të Banja Llukës, mbi qytet qarkullojnë helikopterë, ndërsa në çatitë e ndërtesave janë pozicionuar snajperistë.
Në panelin e diskutimit në Banski Dvor ku merrë pjesë edhe djali i Trump janë edhe të ftuar edhe një numër i madh biznesmenësh nga Republika Srpska, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të këtij entiteti, mes të cilëve edhe milorad Dodik.
Trump Jr. rreth orës 13:00 mbërriti në Aeroportin Mahovljani, për t’u nisur më pas drejt Banja Llukës.
Në atë kohë është ndërprerë edhe qarkullimi në autostradë, për shkak të së cilës janë krijuar kolona të mëdha.
Pritet që Trump Jr. të ndalet edhe në pronën private të Milorad Dodik në Bakince.
Sipas mediave vendase kjo është një vizitë miqësore me ftesë të Dodik, ndërsa vetëm pak muaj më parë ish presidenti i Republikës Srpska u hoq nga lista e zezë e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit.


