Persona të ndryshëm bëjnë jetë luksoze në Shqipëri, sidomos ata që kanë një prej prindërve deputet. Tom Doshi është ndër deputetët më të pasur në Shqipëri dhe djemtë e tij janë me fat. Të gjithë e reklamojnë luksin e tyre në rrjetet sociale dhe kësaj “sëmundje” nuk i kanë shpëtuar dot James dhe Marcos Doshi.
Pasioni për makinat e shtrenjta është i madh dhe dy djemtë e tregojnë në çdo postim në Instagram. Marcos ka publikuar së fundmi një makinë të tipit Mercedes G-Class 63.
Të njëjtën makinë e pamë para disa ditësh të qarkullonte në rrjet, pasi Georgina ja dhuroi Cristiano Ronaldos për ditëlindje. Kjo makinë kap shumën e 114 mijë paund dhe duket se Tom Doshi nuk kursehet fare për të lumturuar djemtë e tij. /abcnews.al