Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket se është në telashe. Këtë herë nuk ka lidhje me ish-të dashurat e tij apo me taksat, por me djalin e tij të madh. Cristiano Ronaldo Junior është parë duke drejtuar një motor ujë në Portugali, ku po kalon pushimet së bashku me gjyshen e tij dhe kushërinjtë.
10-vjeçari ishte i vetëm në Jet Ski, por diçka e tillë nuk lejohet për shkak të moshës së tij të mitur. Tashmë ngjarja po hetohet nga policia e Madeirës dhe ka qenë shefi i policisë, Guerreiro Cardoso, që ka konfirmuar lajmin për mediat.
Ka qenë motra e Ronaldos, Elma, ajo që e ka postuar videon në rrjetet sociale por më pas ajo është fshirë menjëherë. Sipas ligjeve portugeze, gjoba për drejtimin e një Jet Ski pa leje varion nga 268 paund deri në 2688 paund. Tashmë mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i policisë. /abcnews.al