Djali i presidentit të Serbisë infektohet me koronavirus

schedule21:41 - 8 Prill, 2020

schedule 21:41 - 8 Prill, 2020

Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është konfirmuar pozitivë i infektuar me koronavirus.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se  djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiç.

Ndërkohë, deri me tani në Serbi janë raportuar 2 666 persona të infektuar me koronavirus dhe 65 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al