Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Djali i presidentit iranian: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

schedule13:25 - 11 Mars, 2026

schedule 13:25 - 11 Mars, 2026

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është shëndoshë e mirë, pavarësisht se është raportuar se 56-vjeçari është plagosur.

Kjo u konfirmua nga djali i presidentit iranian pas raportimeve të mëparshme nga Izraeli se ai ishte plagosur lehtë, shkruan Sky News.

Yousef Pezeshkian, një këshilltar qeveritar dhe djali i presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, postoi në kanalin e tij Telegram se kishte “pyetur miqtë që ishin në kontakt” me Khamenein në lidhje me plagosjen e tij.



“Ata thanë se ai është i sigurt dhe nuk ka asnjë problem”, tha Pezeshkian.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin, i cili u vra në fillim të luftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!