Djali i hapi derën, i ati i arratisur e vrau, nëna e tronditur: S’e kisha imagjinuar kurrë

schedule16:58 - 17 Nëntor, 2021

schedule 16:58 - 17 Nëntor, 2021

Ai (burri) ishte aty në shtrat me gjak mbi të… Nuk e kisha imagjinuar kurrë”. Këto janë fjalët e para dhe të vetme të nënës së fëmijës shqiptar 10-vjeç që u vra në Itali nga i ati, i cili u arratis nga spitali COVID në Romë ku ishte shtruar dhe shkoi në shtëpi duke i marrë jetën djalit të tij.

Autori i krimit është polak, Mirko Tomkow 44-vjeç i martuar me një grua shqiptare. Pak kohë më parë gjykata kishte lëshuar një urdhër mbrojtje duke i ndaluar polakut që t’i afrohej gruas dhe fëmijës, por pavarësisht kësaj, 44-vjeçari arriti që të futej në shtëpi.

Lexo edhe: Vogëlushi shqiptar i hap derën babait të arratisur nga spitali covid, por ai e vret me thikë, krim horror në Itali

Matiasi i vogël ka qenë vetëm pasditen e djeshme në banesën ku jetonte me nënën e tij.  Ai ishte ftuar në drekë nga daja i tij, por preferoi të kthehej nga shkolla në shtëpi.

Sipas autoriteteve italiane ishte djali që ia hapi derën të atit për t’u futur brenda që më pas e vrau.

Nëna e gjeti të mbuluar në gjak, me një plagë në qafë, goditje që ia shkaktoi i ati. E ëma e vogëlushit është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje shoku.

Mendimet dhe lutjet e të gjithëve shkojnë për Matiasin e vogël dhe dhimbjen e vuajtjen e një nëne”, shkruhet në faqen e institucioneve lokale të Vetrallas në Romë./db/ Abcnews.al