Djali e Erdogan: Evropa do të pushojë së ekzistuari, udhëheqësit e saj janë qesharakë

schedule17:43 - 15 Tetor, 2021

schedule 17:43 - 15 Tetor, 2021

“Evropa do të pushojë së ekzistuari.” Kjo është deklarata befasuese e Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, teksa ka folur para mbështetësve të AKP -së në pushtet.

Në një video të publikuar nga gazetari turk Abdullah Bozkurt, djali i Rexhep Tajip Erdogan, ai dëgjohet duke thënë: “Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”

Abdullah Bozkurt, administrator i rrjetit të pavarur Nordic Monitor, jeton në mërgim në Suedi dhe është një kundërshtar i fortë i qeverisë Erdogan. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!