“Djajtë” pranë firmës me mjeshtrin e transferimeve, Dan Ashworth “braktis” Newcastle për aventurën në “Old Trafford”

schedule14:34 - 1 Korrik, 2024

schedule 14:34 - 1 Korrik, 2024

Pasi u konfirmua, në muajin shkurttë aksioneve të klubit të Manchester United nga miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe, ky i fundit ka bërë një sërë ndryshimesh në strukturën sportive të klubit, ndryshim tjetë ky në organikën e klubit, teksa vetëm disa javë më parë, “Djajtë e Kuq” emëruan si shefin e ri ekzekutiv “ish”-in e Manchester City, Omar Berrada.

Në vazhdën e ndryshimeve brenda klubit që pritet që rekordmenët e Premier League t’i rrëmbejnë “Bardhezinjve” të Newcastle drejtorin sportiv, Dan Ashworth, teksa një hierarki e qëndrueshme sportive ka munguar te 20 herë kampionët e Anglisë që prej largimit të David Gill, thuajse një dekadë më parë. dhe Sir Jim Ratcliffe po i adreson këto probleme që në fillim të hegjemonisë së tij të re tek United.

Dan Ashworth është një drejtor sportiv i afirmuar në Angli. Para se të bëhej pjesë e Newcastle në vitin 2022, ai ishte pjesë e Brighton, ku u shqua për transferimet e Leandro Trossard, Moises Caicedo, Alexis Mac Allister apo dhe Karou Mitoma.

Ashworth u konfirmua edhe te Newcastle me afrime cilësore, por edhe të gjithë veprimtaritë e tjera sportive. Duke filluar nga filozofia e klubit, vizioni i akademisë apo projektet afatshkurtër dhe afatgjatë. Megjithatë, trokitja e Manchester United në derë e ka tunduar dhe 52-vjecari është gati t’i bashkohet “Djajve të Kuq”, për të nisur revolucionin e marrë përsipër nga Sir Jim Ratcliffe. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!