Romelu Lukaku është më afër debutimit në “Katar 2022”, se kurrë më parë, pas dëmtimit të dytë që pësoi në ndeshjen e Champions League kundër Viktoria Plzen. Shtatlarti belg e humbi ndeshjen e parë kundër Kanadasë, por tekniku spanjoll Roberto Martinez njoftoi dje se Lukaku është tashmë gati për fushën e blertë.
Po ashtu dhe Federata e Belgjikës ka postuar në profilin zyrtar të kombëtares, një foto të seancës së sotme stërvitore ku shfaqet një Romelu i gëzuar në pritje të debutimit në Botëror, por ende nuk dihet nëse Big Rom do të luajë me Marokun apo do të presë deri në ndeshjen e fundit të grupeve përballë Kroacisë. /i.m /abcnews.al