Tashmë gjithçka është vendosur nga tekniku, Erik ten Hag, Jadon Sancho nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të “djajve” të Manchester United deri në një njoftim të dytë, duke e detyruar “fantazistin” anglez të stërvitet i vetëm.
Vendimi u mor pas “përplasjes” së fortë në rrjetet sociale, mes tekniku dhe lojtarit, me holandezin që la Sancho-n jashtë të grumbulluarve në sfidën ndaj Arsenal, për arsye se kishte shfaqur rezultate të dobëta në stërvitje, ndërsa Sancho vendosi t’i përgjigjej në një mënyrë aspak të përshtatshme në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, duke detyruar klubin të marrë vendimin jo pak të vështirë.
Ndërkaq, kujtojmë se Sancho u bë pjesë e “djajve të kuq”, në verën e vitit 2021, ku u transferua nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, për shifrën e 85 milionë euro dhe që prej asaj kohes, anglezi ka zhvilluar 82 përballje me fanellën e United, ku ka arritur të shënojë vetëm 12 gola dhe të dhurojë 6 të tjerë. /i.m /abcnews.al