Do të ndryshojë padyshim shumë në prapavijën e “Djajve”
Ashtu siç pritej, pasditen e kësaj të mërkure, Milan ka prezantuar transferim e dytë të madh për këtë merkato vere, teksa në “San Siro” ka zbarkuar “shtatlarti” serb, Strahinja Pavlovic, për kartonin e të cilit do të derdhen në arkat e austriakëve të Salzburg plot 20 milionë euro.
Sa i përket kontratës personale, Soule ka nënshkruar me “Kuqezinjtë” një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit, mirëpo ende nuk është bërë me dije paga e tij.
“Lideri” i mbrojtjes pritet të jetë një ndër protagonistët në prapvijën e teknikut Paulo Fonseca, ashtu siç ishte kthyer tek austriakët dhe ashtu siç është te Kombëtarja e Serbisë, prej 38 paraqitjeve tashmë. /i.m /abcnews.al