“Djajtë” e Manchester United pritet të bëjnë një “revolucion” në organikën e ekipit gjatë merkatos së verës, teksa nga mediat britanike raportohet se në “listën e zezë” të nxjerrjes në shitje janë plot 13 lojtarë, që shihen si “teprica” nga bordi i “të kuqve” të Mançesterit.
Jo të gjithë do të largohen në mënyrë përfundimtare me Anthony Elanga e Scott McTominay, që mund të lëshohen në huazim nga “djajtë”, ndërsa për lojtarët e tjerë mendohet të jetë një transferim i përhershëm.
“Lista e zezë” fillon me emrat e Harry Maguire e Anthony Martial, për të vazhduar më pas me Eric Bailly, Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Brandon Williams Facundo Pellistri, Amad Diallo, Victor Lindelof e Phil Jones. /i.m /abcnews.al