Padyshim një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë për momentin, mund të quhet dhe anësori i mbrojtjes së Milan, Theo Hernandez, me “kuqezinjtë” e Milanos, që janë aq shumë të lumtur nga francezi, saqë dëshirojnë ta kenë në skuadër për shumë vite.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “djajtë” e Manchester United e konsiderojnë francezin, si kandidatin më të mirë për anën e majtë të fushës dhe kanë shprehur interesimin e tyre për transferimin e 25-vjeçarit.
Problem, megjithatë, mbetet çmimi i “kripur” i francezit, me bordin e Milan, që nuk e ka ndërmend të pranojë një ofertë më të ulët se 80-90 milionë euro për Hernandez. Problem gjithashtu është dhe dëshira e 25-vjeçarit për të mos ndërruar ekip e për të qëndruar në Itali. /i.m /abcnews.al