Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë.
Në aksident u përfshinë një mjet bujqësor dhe një motomjet,
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi 70 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, 67-vjeçarin Mesut Malko në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al


