Diveroli gënjeu nën betim, Apeli në SHBA rrëzon padinë e Shkëlzen Berishës: Reagon djali i ish-kryeministrit

schedule14:12 - 3 Shtator, 2020

schedule 14:12 - 3 Shtator, 2020

Gjykata e Apelit në Florida konfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor gazetarin amerikan Guy Lawson në lidhje me referencat e tij nga Efraim Diveroli në lidhje me Shkëlzen Berishën për ngjarjet që paraprinë tragjedinë e Gërdecit.

Sipas gjykatës, Guy Lawson nuk është fajtor për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, pasi i është referuar Efraim Diverolit në lidhje me një takim me djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë, në një shpjegim të tijin në rrjetin sociale Facebook, Shkëlzen Berisha arsyeton se vendimi i fundit i gjykatës nuk ka të bëjë me ngjarjen e Gërdecit, por me padinë ndaj Guy Lawson, i cili shkruajti në librin e tij duke iu referuar Diverolit, i cili kishte deklaruar se ishte takuar me të për të ndikuar tek qeveria dhe MEICO për marrëveshjen e municioneve.

Sipas Shkëlzen Berishës, Efraim Diveroli ka pranuar publikisht, nën betim, përballë gjykatës se kishte gënjyer për interesa të tijat kur ishte shprehur se pati takuar djalin e ish-kryeministrit.

Ky është edhe shkaku sipas tij, se përse gjykata e Apelit të Floridas nuk e ka gjetur fajtor për shpifje gazetarin Guy Lawson, i cili është gënjyer në fakt nga Diveroli.

“Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.

Ky është një lehtësim për mua, gjithashtu një dështim për makinerinë politike të shpifjes që i ka përdorur këto akuza si ingredient parësor për llumin e hedhur ndaj meje për plot 10 vjet.

Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, më duhet të qartesoj se, as padite e për rrjedhoje as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që personat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj personit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivtetin e AEY”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës në Facebook
Nje nga aresyet kryesore te hapjes se gjyqit ne SHBA ka qene rrezimi i shpifjeve te hedhura ndaj meje prej 10 vjetesh per gjoja lidhje me AEY.

Deklarimi nen betim i Efraim Diverolit se ai ka genjyer dhe trilluar per interesa personale, takimin tim me te, si dhe per cfaredo lloj implikim timin ne aktivitetin e kompanise se tij, rrezon vertetesine e te gjithe artikujve ne mediat nderkombetare dhe lukunise se shpifjeve qe kane shoqeruar ato ne mediat lokale prej 10 vjetesh.

Ky eshte nje lehtesim per mua, gjithashtu nje deshtim per makinerine politike te shpifjes qe I ka perdorur keto akuza si ingredient paresor per llumin e hedhur ndaj meje per plot 10 vjet.

Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit.

Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.

Vendimi i gjykates se Apelit ne SHBA ka mbeshtetur vendimin e shkalles se pare duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson per dashakeqesi ne librin e tij me pretendimin se ai ka pasur aresye te besoje si te verteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velise pasi keto shpifje ishin botuar dhe ne media te tjera.

Pra ne thelb vendimi i gjykates nuk ka lidhje as me tragjedine e Gerdecit, madje as me vertetesine e atyre qe ka botuar Laëson por thjesht me faktin, qe nuk eshte provuar, se ai i ka shkruar keto shpifje, duke e ditur se kane qene te tilla ne momentin kur i ka shkruar.

Avokatet e mi jane duke studiuar me kujdes vendimin per te vendosur per hapat e metejshme ligjore, te cilat do behen publik se shpejti.

*Bashkangjitur deklarimini Diverolit pra gjykates se ka genjyer per lidhjen time ne aferen e AEY.

Deklarata e Efraim Diverolit ku thekson se kishte gënjyer duke deklaruar se u takua me djalin e ish-kryeministrit Berisha:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!