Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE

schedule19:47 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 19:47 - 2 Dhjetor, 2020

Ditmir Bushati nuk do të jetë përfaqësues për lirinë e medias në OSBE. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama, por 57 vendet anëtare e kanë dhënë konsensusin duke i besuar sekretares së shtetit të Portugalisë Teresa Ribeiro dhe jo Bushatit.

Zyrtarja e lartë portugeze do të zëvendësojë në këtë post Harlem Dezir. Ndërkohë që diplomatja gjermane Helga Schmid ka marrë konsensusin për t’u emëruar sekretare e re e përgjithshme e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin duke zëvendësuar Thomas Greminger në krye të OSBE./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!