Ditëlindje “alla-karantinë”, Sami Khedira publikon foton më epike

schedule09:20 - 5 Prill, 2020

schedule 09:20 - 5 Prill, 2020

4 prilli i vitit 2020 e ka gjetur në shtëpi mesfushorin e Juventus, Sami Khedira. Lojtari i kombëtares gjermane e ka festuar ditëlindjen e 33-të në karantinë dhe nuk ka pasur ndonjë zgjedhje tjetër. Urime sigurisht kanë qenë të shumta.

Duke qenë një ditë speciale, duhej që edhe Khedira të ndihej në qendër të vëmendjes dhe mesfushori i  Gjermanisë ka ditur si të surprizojë. Sigurisht përmes rrjeteve sociale, skenës më të madhe të kësaj periudhe.

“Festë madhështore ditëlindjeje sot”, shkruan Khedira, i cili ka postuar një foto mjaft interesante, ku ai po darkon me 6 “sozitë” e tij dhe në shërbim të tyre është po Khedira… Ditëlindje speciale, i vetëm, në karantinë. / abcnews.al

 

Foto e postuar nga Khedira në Instagram

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!