Ditëlindja që u kthye në tragjedi, sulmuesi shuhet në moshën 25-vjeçare

schedule19:57 - 8 Mars, 2021

schedule 19:57 - 8 Mars, 2021

Franco Acosta cilësohej si një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit uruguaian. Sulmuesi latin u aktivizua me kombëtaren U17 (12 gola) dhe U20 (6 gola) të vendit të tij.

Lojtari provoi edhe një aventurë në Spanjë te ekipi B i Villareal, teksa prej gushtit të kaluar ishte pjesë e Atenas në kampionatin e Uruguait.

Acosta festoi 25-vjetorin e lindjes dy ditë më parë. Mbrëmjen e kaluar ndodhej nën shoqërinë e familjarëve për të festuar përvjetorin, që u kthye në tragjedi.

Ngjarja ndodhi afër Montevideos, qytetit të tij të lindjes. I riu tentoi të kalonte me not një përrua, por rrjedha e mori dhe humbi jetën. Trupi i tij është gjetur ditën e sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!