Ditë zie për mjekësinë shqiptare, ndahet nga jeta ortopedi i njohur

schedule09:50 - 7 Qershor, 2020

schedule 09:50 - 7 Qershor, 2020

Këtë të dielë ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga. Profesori Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin e Traumës në Tiranë mban emrin e tij.

Ndëkohë në lidhje me ndarjen e tij nga jeta ka reaguar ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili në mesazhin e tij shkruan se sot është  një ditë zie për mjekësinë shqiptare.

“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekësinë e veccanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë. Ngushëllimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkëpuntorëve te rinj e te dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje te madhe”,  shkruan Shehu.

Gjithashtu rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka bërë një dedikim për mjekun e njohur, Panajot Boga.

“Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi! Përveç fëmijëve të tu biologjikë, ke rritur shumë djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Të qoftë e blertë lëndina! Homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë!’, shkruan profesor Gjata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!