Ditë zie për ish-trajnerin e Milanit dhe Fiorentinës, humbet personin e dashur

schedule18:57 - 5 Nëntor, 2020

schedule 18:57 - 5 Nëntor, 2020

Vincenzo Montella është një emër i njohur i futbollit italian. “Aeroplani” luajti si sulmues dhe shënoi shumë gola me Romën, Sampdorian, Genoan dhe Fulham, teksa shënoi 3 gola në 20 takime të luajtura me kombëtaren italiane.

 

Vincenzo Montella

Ditë zie për 46-vjeçarin që ka humbur babanë e tij Nicola Montella, i cili është ndarë nga jeta ditën e sotme. Fiorentina, një nga ekipet që ka drejtuar Vincenzo si trajner, e ka ngushëlluar atë me anë të një postimi në Twitter.

Montella ka provuar të drejtojë edhe ekipet e Milanit, Romës, Sevillas, Sampdorias dhe Catanias. Ai qëndron pushim prej dhjetorit të vitit të kaluar, moment kur i dha fund aventurës së dytë në stolin e ekipit nga Firence. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!