Ditë zie në Madrid, ndahet nga jeta ish-futbollisti kampion i Realit

schedule19:35 - 18 Qershor, 2020

schedule 19:35 - 18 Qershor, 2020

Lajm i trishtë nga Spanja. Ish-futbollisti i Real Madrid, kampion Europe dhe kampion i La Ligas, Isidro Brunet, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Faqja zyrtare e Real Madrid, shprehu ngushëllimet për ish-futbollistin e tyre.

“Real Madrid, presidenti Florentino Perez dhe bordi i drejtuesve janë të trishtuar thellësisht nga vdekja e Isidro Brunet në moshën 85 vjeçare. Brunet luajti për Real Madrid në sezonin 1957/58, duke fituar Kupën e Europës dhe një titull në La Liga.

Real Madrid dëshiron të shprehë ngushëllimet dhe shpreh ngushëllimet më të ngrohta familjes, miqve dhe të dashurve të tij. Këto ngushëllime janë nga e gjithë familja ‘madridista’”, shkruhej në komunikimin e Real Madrid./abcnews.al