Ditë zie në Itali, ndërron jetë në spital drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës

schedule15:42 - 19 Mars, 2024

schedule 15:42 - 19 Mars, 2024

Joa Barona nuk ia doli. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës u nda nga jetë ditën e martë në moshën 57-vjeçare për shkak të sëmundjës që e goditi pasditen e së dielës.

Barone ishte dërguar me urgjencë në spital dhe gjendja e tij ishte dukur shumë e rëndë që në fillim. Ai ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Fiorentina, por gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe u dërgua me urgjencë me helikopter në një spital në Milano.

I lindur në Pozzallo në vitin 1966 dhe i emigruar në SHBA, Giuseppe Barone (më vonë me nofkën Joe) ishte bërë menaxher sportiv dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rocco Commisso. Vetë Commisso e kishte dashur atë në krah në vitin 2019 te Fiorentina.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi italian i Fiorentina me një postim në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të pamasë, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referencës, një figurë që shënoi historinë më të re të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë.

Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, nga sëmundja që e kaploi të dielën, ai ndërroi jetë sot në spital;in “San Raffaele” në Milano.

Humbja e një njeriu që ofroi profesionalizmin e tij të madh, zemrën dhe pasionin e tij për këto ngjyra, e një miku të disponueshëm dhe gjithmonë të afërt në të gjitha momentet, si në ato më të lumturat dhe mbi të gjitha në ato më të vështirat.

Bota “violë” ngushëllon gruan e tij Camilla, fëmijët e tij dhe të gjithë familjen Barone në këtë moment dëshpërimi të madh”, shkruan klubi i Fiorentina. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!