Ditë zie në futbollit italian, ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare, “legjenda” e Napoli-t

schedule12:56 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 12:56 - 13 Dhjetor, 2023

Është një nga “legjendat” e klubit të Napoli dhe i tillë do mbetet përjetësisht. Lojtari dhe më pas ish-trajneri i klubit, Antonio Julianos ka trishtuar jo pak tifozët e 3 herë kampionëve të Italisë, teksa mesditën e kësaj të mërkure është njoftuar edhe ndarja nga jeta e këtij të fundit, në moshën 80-vjeçari, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni, zhvilloi mbi 500 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Napoli-n e tij të dashur gjatë viteve 1962-1978, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Italisë, në sezonin e vitti 1976, duke i bërë “Blutë”, të vetmin ekip që ka fituar Kupën duke qenë pjesë e Serie B. Ndërkohë që fanellën e kombëtares italiane e veshi 18 herë.

Më pas nisi karriera si drejtues sportiv i klubit të zemrës. Me Julianos, që ishte personi që kreu operacionin historik të blerjes së Diego Armando Maradona nga Barcelona në vitin 1984. Verë ku filloi një nga romancat më emocionuese dhe të paharrueshme në lojën më të bukur me top.

Përsa i përket Kombëtare, fanellën e “Të Kaltërve”, i ndjeri e veshi plot 18 herë, teksa arriti të fitojë, Evropianin, në vitin 1968, si dhe u shpall nënkmapion bote vetëm 2 vitë, më pas, në Botërorin e Meksikës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!