Ditë zie në futbollin shqiptar, shuhet ish-arbitri që mbante stemën e FIFA-s

schedule12:38 - 17 Maj, 2021

schedule 12:38 - 17 Maj, 2021

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 86-vjeçare Faik Bajrami, ish-arbitër i njohur i futbollit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit ndërkombëtar të FIFA-s.

Bajrami është një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar. Ai shënoi emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.

Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni“, lexohet në postimin ngushëllues të Federatës dhe presidentit Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!