Ish-arbitri i njohur shqiptar, Bekim Bauta, është ndarë sot nga jeta, një lajm tragjik ky për futbollin. Bauta ka kaluar pjesën e tij më të madhe të karrierës në futbollin maqedonas, aty ku ka drejtuar një numër shumë të madh ndeshjesh.
Gjithashtu, Bauta ka drejtuar edhe takime të kompeticioneve elitare të futbollit, në UEFA Champions League, kualifikuese të Kupës së Botës dhe të Europianit. Bauta gjithmonë është komplimentuar për aftësitë e tij të drejtimit dhe ruajtjes së rendit në një ndeshje futbolli.
Lajmi për ndarjen nga jeta të ish-arbitrit, e dha familja e tij. Bauta u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë./abcnews.al