“Ditë intensive kuqezi”, Simon Simoni: I lumtur që jam pjesë e këtij grupi

schedule19:36 - 17 Qershor, 2024

schedule 19:36 - 17 Qershor, 2024

Pavarësisht se ëndërronim një nisje historike, të aventurës së dytë, në finalet e një Kampionati Evropian të futbollit, “Të Kaltërit” e Italisë na treguan se jemi ende larg të qënurit “të barabartë” me “gjigantët” e futbollit, në “kontinentin e vjetër”, teksa në sfidën e parë, të Euro 2024 u mundëm me rezultatin e ngushtë 2 me 1, nga kampionët në fuqi të Evropës dhe tashmë kemi nisur të mendojnë për sfidën e radhës.

Kështu, pas përfundimit të përballjes në Dortmund, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e mesditës së 19 qershorit, ndaj Kroacisë, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.

I pranishëm në Kaiserau, pavarësisht se nuk është pjesë e listës zyrtare është edhe “gardiani” i Eintracht Frankfurt, Simon Simoni, i cili po stërvitet me Kombëtaren. Pas seancës stërvitore ai është shprehur shumë i lumtur që është në këtë grup, siç e cilëson Simoni kampionësh, teksa shton se ka mundësinë të përmirësohet çdo ditë.

“Ditë intensive kuqezi. I lumtur që jam pjesë e një grupi me kampionë dhe kam mundësi të rritem e përmirësohem çdo ditë. FORCA SHQIPËRI!”,- shkruan Simon Simoni, në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al 

Postimi i Simon Simonit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!