Ditë emocionuese për ata që shkojnë me pushime, si do të jetë kjo e shtunë për shenjat e Horoskopit

schedule07:15 - 1 Gusht, 2020

schedule 07:15 - 1 Gusht, 2020

Dashi

Hëna në shenjën tuaj do të jetë negative, gjatë ditës do të keni shumë punë por, shumë prej jush ndjehen të lodhur dhe të dobët. Për ata që janë në një marrëdhënie, dita e nesërme nuk do të jetë në favorin tuaj. Probleme familjare dhe punë që duhen zgjidhur ju presin. Kufizoni pirjen e duhanit dhe mos e detyroni veten duke u marrë me sporte.

Demi

Pritet të jetë një ditë emocionuese për ata që kanë shkuar me pushime, të ulur në një tryeze në natyrë ose në një vend pushimi, ju mund të shijoni atmosferën me njerëzit tuaj më të dashur.  Të sigurt për hijeshinë dhe suksesin tuaj, flisni për vetveten dhe ndjenjat tuaja.

Binjakët

Yjet rekomandojnë një pauzë të këndshme për reflektim. Ky moment do të jetë tepër i dobishëm për ata që janë duke luftuar me një problem ekonomik. Merreni çdo gjë me qetësi pasi mendimet dhe shqetësimet mund të grumbullohen dhe ju predispozojnë për momente lodhjeje. Sa i përket dashurisë mos gënjeni ata që ju duan, përpiquni të flisni sinqerisht dhe me një zemër të hapur. Mos refuzoni këshillat e mençura nga miqtë.

Gaforrja

Nga pikëpamja sentimentale dita nuk do ju duket si më e lehta. Një moment tensioni me partnerin do të ketë nevojë për gjithë durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Kontrolloni impulsivitetin e nxitur nga Hëna dhe Marsi. Këtë periudhë ndiheni të lodhur, por kjo gjë ndodh shpesh gjatë verës.  Nëse merreni me aktivitete sportive duhet të tregoni kujdes.

Luani

Ju duhet të tregoni qetësi dhe të zgjidhni disa probleme. Kjo e shtunë do t’ju japë atë shtytjen e duhur për të ecur përpara dhe për të ndryshuar gjërat që nuk po shkojnë mirë. Kjo ditë është ideale për t’u kujdesur për trupin tuaj, pamjen dhe bukurinë. Do të kaloni një kohë të bukur buzë detit me partnerin tuaj.

Virgjëresha

Çfarë bukurie, një tren i Tokës vetëm për ju. Ndikimi i Hënës në Bricjap do shkaktojë Uranin dhe Jupiterin konjuktiv. Prandaj, do të keni diçka të bukur për t’u ndjerë të gatshëm për t’u përballur me botën me besimin maksimal në burimet tuaja dhe të ardhmen.  Seksi dhe dashuria ju dhurojnë momente të paharrueshme.

 Peshorja

Nën tërheqjen e kundër të Hënës ndjeheni të keqkuptuar dhe një ndjenjë ankthi ju pengon të arsyetoni qartë. Do të jetë më mirë të shmangni çdo arsye tensioni dhe konfrontimi me njerëzit e afërt dhe të mos detyroni veten me aktivitetet e përditshme. Sqaroni idetë tuaja në fushën e dashurisë.

Akrepi

Do ta kujtoni këtë ditë për një kohë të gjatë! Për modelet e mrekullueshme qiellore, për lajmin e mirë që do të merrni dhe për simpatinë, hijeshinë dhe suksesin që do të shijoni në çdo vend që do të shkoni. Nëse keni një histori dashurie do të kuptoni se ia vlen të investoni emocione dhe energji për ta bërë atë edhe më të lumtur. Takimet me partnerin tuaj nuk duhet t’i nënvlerësoni.

Shigjetari

Yjet në shenjën tuaj do e bëjnë këtë fundjavë të shkëlqyer. Vitaliteti dhe vullneti për të jetuar nuk do të ju mungojë.  Është dita perfekte për të organizuar me miqtë tuaj udhëtime dhe festa.  Në sferën privatë, marrëdhëniet romantike do të përjetojnë një periudhë shumë të lumtur të harmonisë, intimitetit dhe mirëkuptimit të plotë me partnerin.

Bricjapi

Yjet në rrugën tuaj do të ngjyrosin semaforin me të gjelbër. Ju me siguri nuk do të mund të ankoheni për këtë ditë që do të hapet me shumë karakteristika të reja. Fryma e inciativës dhe shkathtësia që do t’ju ndihmojnë të plotësoni një çështje të rendësishme do të jetë e jashtëzakonshme. Intuita gjithashtu do të jetë stimuluese. Do të kuptoheni me partnerin tuaj pa qenë nevoja te flisni.

Ujori

Intuita juaj do ju mbështetë në këtë ditë. Shikoni shumë larg dhe përpiquni të mos humbisni kohë më bezdisjet e vogla të përditshme dhe fantazitë jo-përfshirëse. Kaloni më shumë kohë duke lexuar dhe me aktivitete fizike, pasi do ju vijnë në ndihmë për tu rigjeneruar.

Peshqit

Hëna në Bricjap ju bën të ëndërroni princat, princeshat dhe zanat në kështjellat e tyre, mbi retë ose mbi det. Ëndërroni dashurinë, mbase kështu do të arrini të dashurin tuaj. Zemra dhe valixhet do të shkojnë krah për krah sot. Më mirë të mendoni për dashurinë dhe pushimet sesa për punën dhe bizneset e penalizuara nga bilanci Mars-Mërkur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!