Të paktën 14 protestues janë vrarë në përleshjet në qytetin kryesor të Mianmarit, Yangon ndërsa politikanët e dëbuar nga grushti ushtarak bënë thirrje për revolucion.
Forcat e sigurisë hapën zjarr në zonën Yangon të Hlaing Tharyar ndërsa protestuesit përdorën shkopinj dhe thika.
Junta shpalli ligjin ushtarak në zonë pasi u sulmuan bizneset kineze. Protestuesit besojnë se Kina po i jep mbështetje ushtrisë burmane.
Myanmar është përfshirë nga protestat që prej grushtit të shtetit ushtarak në 1 shkurt, përcjell abcnews.al.
Sundimtarët ushtarakë kanë arrestuar Aung San Suu Kyi, udhëheqësen e vendit dhe kryetaren e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).
NLD fitoi me epërsi në zgjedhjet e vitit të kaluar, por ushtria pretendoi se kishte pasur mashtrim të gjerë.
Disa nga deputetët e rrëzuar kanë refuzuar të pranojnë grushtin e shtetit të muajit të kaluar dhe janë fshehur. g.v/abcnews.al