Rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”, që ka si qëllim ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, në çdo kohë e vend, për gjithçka njerëzit kanë nevojë, iu shtua dje një tjetër stacion, në rrugën “Myslim Shyri”, duke e çuar kështu në 30 numrin e farmacive “Ditë e Natë” nëTiranë.
Tirana është padiskutim zona kryesore, por rrjeti i këtyre farmacive është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se ku jeni, në veri a jug, në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë a Fier…, do ta gjeni patjetër një derë të hapur farmacie, “Ditë e Natë”, ku ofrohen gjatë ditës por edhe orëve të natës, medikamente e shërbime emergjente farmaceutike, prej një stafi farmacistësh, që u përgjigjet me profesionalizëm çdo pyetjeje dhe kërkese lidhur me shëndetin apo kujdesin estetik, për të gjithë anëtarët e familjes.
Në rrjetin e farmacive Ditë Natë, do të gjeni krahas medikamenteve edhe produkte të kujdesit të lëkurës, të flokëve apo dhe për linjat e dedikuara për fëmijët, që janë dhe meraku më I madh I çdo prindi.
Gjatë eventit për inaugurimin e farmacisë së 30, menaxheri i përgjithshëm Tomasz Kopec u shpreh:
“Me hapjen e “Ditë e Natë”, tek “Myslym Shyri”, si më e madhja ndër të tjerat, po nis dhe formatimi I një strategjie të re: “Të jesh I shëndetshëm nuk kushton!”, ç’ka do të thotë se në të gjitha farmacitë, në ditë të ndyshme do të ketë oferta të ndryshme me çmime ekonomike që do t’u mundësojnë familjarëve kursime të konsiderueshme.Ditë e Natë” është kudo dhe për këdo, duke synuar çdo ditë e më shumë të sjellë në tregun farmaceutik shqiptar një model të ri shërbimi sipas standardeve botërore, një sjellje të re ndaj qytetarëve, me mundësi të prekshme nga të gjithë”.
Të gjithë qytetarët të cilët vizituan dje farmacinë, “Ditë Natë”, përfituan edhe dhurata të menduara me shumë kujdes nga stafi profesional i këtij rrjeti. /abcnews.al