Dashi
Do jeni shumë me tolerante ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Mes jush nuk ka për te ndodhur asgjë e keqe, përkundrazi. Beqaret do kenë plot takime, por asnjeri prej tyre nuk do përfundojë ne lidhje afatgjate.
Demi
Do kërkoni sa më shume qetësi ne jetën tuaj ne çift gjatë kësaj ditë. Yjet do ju gjenden gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojnë te gjitha dëshirat. Beqaret do realizojnë disa takime fantastike me persona mjaft inteligjente.
Binjakët
Të martën do jete dita e vendimeve te mëdha për ju qe jeni ne një lidhje. Nëse keni pasur debate te forta kohet e fundit, mund te mendoni edhe për një ndarje përfundimtare.
Gaforrja
Ditë shumë e qëndrueshme do jete e marta për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe me maturi do i zgjidhni disa hatërmbetje te se shkuarës. Beqaret do fillojnë një lidhje, por ajo nuk do zgjate aq sa ata e kane ëndërruar.
Luani
Ditë e bukur dhe e mbushur me momente te këndshme do jete e marta për te dashuruarit. Çdo gjë do ju ece për mrekulli dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.
Virgjëresha
Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjatë kësaj ditë dhe te gjithë do ju kenë zili. Shume do ju adhurojnë për mënyrën e komunikimit dhe për tolerancën ndaj njeri-tjetrit. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jene te angazhuar me pune.
Peshorja
Ditë fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka ka për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah kështu qe ne çdo moment do përjetoni emocione.
Akrepi
Perspektivat për jetën tuaj ne çift duken te jene te mira. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë harmonia, qetësia dhe mirëkuptimi. Beqaret do jene mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike.
Shigjetari
Ditë e zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme do jete e marta. Me partnerin do ndiheni gjithmonë mirë dhe nuk do keni aspak probleme.
Bricjapi
Do ndiheni mjaft mirë me partnerin tuaj gjate kësaj ditë dhe tashme do jeni gati te hidhni edhe hapa me tej me te. Çdo gjë për ju do jete fantastike. Beqaret do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore.
Ujori
Dita e martë nuk do jete shumë e mirë për ata qe janë ne një lidhje. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe ne një moment do mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje.
Peshqit
Sot do hidhni ju hapat për t’u pajtuar me partnerin. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do gjeni mënyrat e përshtatshme për te kërkuar falje./Abcnews.al/