Ditë dekorimesh, presidenti Meta nderon katër figura të njohura

schedule11:54 - 5 Nëntor, 2019

schedule 11:54 - 5 Nëntor, 2019

Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, vijon turin e nderimit të figurave të shquara të sportit në vend. Ditën e sotme do të vlerësohen katër të radhës, njëri prej tyre kampion me Partizanin sezonin e shkuar. Kuptohet që kemi të bëjmë me Skënder Gegën, që rikthye titullin pas 26 vitesh në kampin e kuq.

Personazhe të tjera të spikatura që nderohen janë edhe Iliaz Çeço, ish-lojtar i Dinamos dhe Tiranës, Faruk Sejdini, një figurë e njohur dinamovite, si dhe Gani Merja. Ky i fundit është ndarë nga jeta që prej vitit 1989 dhe është një nga ata futbollistë që ka spikatur me Partizanin në vitet ’60.

“Në institucionin e Presidentit të Republikës zhvillohet sot në ora 12:15 ceremonia e dekorimit të katër futbollistëve të shquar: ILIAS ÇEÇO, FARUK SEJDINI, SKËNDER GEGA dhe GANI MERJA (pas vdekjes)”, njofton zyra për shtyp e Presidencës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!