Ditë debutimesh, Gabbia: Çfarë emocioni, falënderoj trajnerin. Milan? Jemi të karikuar

schedule20:56 - 15 Janar, 2020

schedule 20:56 - 15 Janar, 2020

Përveç Simon Kjaer, sot debutoi edhe një tjetër lojtar te Milani. Më saktë një tjetër mbrojtës. Matteo Gabbia është një prodhim i kuqezinjve dhe 20-vjeçari zëvendësoi danezin në minutën e 82-të për të shkelur për herë të parë tapetin e “San Siros” me bluzën e Milanit këtë sezon.

Ekipi i Piolit mposhti 3-0 Spal dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Qendërmbrojtësi, i cili aktivizohet edhe në rolin e mesfushorit shkatërrues, nuk i fsheh emocionet e provuara në një prononcim për Milan TV.

Është një emocion i veçantë, jam i lumtur për debutimin me Milanin. Falënderoj trajnerin dhe shokët. Jam shumë i kënaqur, shpresoj të kem raste të tjera për të luajtur sërish.

Kjaer? E njoh prej vetëm dy ditësh. Më ka krijuar një përshtypje pozitive, është një profesionist i madh. Do të tentoj të vjedh më të mirën nga ai për t’u përmirësuar.

Po stërvitemi në maksimum dhe përpiqemi të japim gjithmonë 100%. Skuadra është e karikuar, kemi kaluar momente të vështira, por gjërat po rregullohen me kalimin e kohës dhe kënaqësi të mëdha na presin“, përfundon Gabbia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!