Sipas MeteoAlb: Vendi kushtëzohet nga mot i kthjellët gjatë paradites, por mesdita sjellë kalim të vranësirave në zonat Veriore dhe Lindore. NDERSA nata largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Kosova
MBETEMI në ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët gjatë paradites, mesdita dhe pasditja përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike.
Maqedonia e Veriut
VIJON ndikimi i motit të kthjellët deri në pasdite kur vranësirat bëhen të dukshme në zonat perëndimore duke sjellë dhe shira të pakët./abcnews.al